Import mbetjesh! Jo, faleminderit!

Mbetje te importuara nga cdo ane? Jo, faleminderit!

Nje nisem e nje grupi deputetesh te Kuvendit-te gjithe te maxhorances, synon te ndryshoje ligjin “Per menaxhimin e integruar te mbetjeve”.

Ka rihapur debatin e nxehte te “importit te plehrave” edhe nje here.

Mesa duket debati mbi “importin e plehrave” nuk eshte mbyllur perfundimisht ne kete vend dhe, politika e lobuar lehtesisht nga nje industri specifike, po e rikthen ate.

Deri tani, dy aktoret e medhenje te maxhorances-PS e LSI, nuk jane shprehur publikisht per kete ceshtje, por deputetet e tyre kane nenshkruar nismen.

Qeveria rri ne godinen perballe Kuvendit dhe ka heshtur.

Nderkohe qe eshte kjo maxhorance qe e kishte kauze te sajen per muaj te tere para se te vinte ne pushtet, ndalimin e “importit te plehrave” ne kete vend.

  • Cfare ndryshon

Skandal.al analizoi nismen e re te deputeteve dhe e perballi ate me ligjin egzistues, te ndryshuar ne pikat kyc-te lidhura me importin e mbetjeve, ne javen e pare kur qeveria e kryeministrit Rama hyri ne zyrat e egzekutivit.

Ja cfare ndryshon:

Pika 3 e nenit 22 te ligjit aktual:

Neni 22/ Rrjeti i integruar i impianteve të trajtimit të mbetjeve

  1. Këshilli i Ministravendalonimportin e mbetjeve, që destinohet për incinerim,

kur ky operacion klasifikohet si rikuperim dhe vlerësohet se:

  1. a) një gjë e tillë është e nevojshme për të mbrojtur rrjetin e impianteve të trajtimit të mbetjeve;
  2. b) importe të tilla mundësojnë trajtimin ose asgjësimin e mbetjeve të vendit me mënyra që nuk përputhen me planet përkatëse të menaxhimit të integruar të mbetjeve.

Neni 1 qe ndryshon piken 3 te nenit 22, nisem e deputeteve:

Ne piken 3 te nenit 22, pas fjales “ndalon”, shtohet togfjaleshi “...ose kufizon…”

 

Pika 1 dhe 2 e nenit 48 te ligjit aktual:

KREU IX/ IMPORTI DHE EKSPORTI I MBETJEVE

Ndalimi i importeve dhe kalimeve transit të mbetjeve

  1. Ndalohet në të gjitha rastet importimi i mbetjevetë rrezikshme dhe jo të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë.
  2. Ndalohet në të gjitha rastet kalimi transitndërkufitar i mbetjeve të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë.

Neni 2 qe ndryshon piken 1 te nenit 48 dhe shton nje pike 3 ne kete nen, nisem e deputeteve:

  1. a) Pika 1 riformulohet si me poshte vijon:
  2. Ndalohetne te gjitha rastet importi i mbetjeve te rrezikshme ne Republiken e Shqiperise.
  3. b) pas pikes 2 shtohet pika 3 me permbajtje si me poshte:
  4. Ndalohet importi i mbetjeve jo te rrezikshme, per qellimruajtje ose asgjesimi ne Republiken e Shqiperise.

Neni 3 qe shton nenin 49 pas nenit 48 te ligjit, nisem e deputeteve:

Pas nenit 48, shtohet neni 49 me permbajtje si me poshte vijon:

  1. Ne Republiken e Shqiperiseimportohen vetem mbetjet jo te rrezikshme apo mbetjet inerte, pervec atyre te percaktuara ne piken 3 te nenit 48 te ketij ligji.
  2. Importi i mbetjeve, sipas pikes 1 te ketij ligji, eshte i mundur vetem me autorizim te ministrit.

………………

  1. Keshilli i Ministrave,me propozim te ministrit, miraton listen e mbetjeve qe lejohen te importohen dhe rregullat per zbatimin e ketij neni.

Pika 48 e nenin 62 te ligjit aktual:

Neni 62/ Kundërvajtjet dhe sanksionet

  1. Çdo person qëimporton mbetje të rrezikshme dhe jo të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë, sipas nenit 48 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë deri në 2 000 000 (dy milionë) lekë.

Neni 4 qe ndryshon piken 48 te nenit 62 te ligjit dhe shton piken 51, nisem e deputeteve:

Ne nenin 62 behen ndryshimet dhe shtesat e meposhtme:

  1. a) Pika 48 riformulohet si me poshte vijon:
  2. Cdo person qeimporton mbetje te rrezikshme ne Republiken e Shqiperise, sipas nenit 48 te ketij ligji, denohet me gjobe ne vleren nga 1 500 000 (nje milion e peseqind mije) leke deri ne 2 000 000 (dy milione) leke.
  3. b) Pas pikes 50 shtohet pika 51 me permbajtje si me poshte vijon:
  4. Cdo person qeimporton mbetje te jo te rrezikshme ne territorin e Republikes se Shqiperise pa autorizim apo ne kundershtim me autorizimindhe jo ne perputhje me nenin 49 te ketij ligji, denohet me gjobe ne vleren nga 1 500 000 (nje milion e peseqind mije) leke deri ne 2 000 000 (dy milion) leke.

Sic e shihni nga ballafaqimi i ligjit aktual me nismen e deputeteve, eshte e qarte se, ne nisje te qeverisjes se ketij vendi, maxhoranca-pjese e te ciles jane ende deputetet nismetare, ka qene shume e vendosur te ndaloj plotesisht importin e mbetjeve ne Republiken e Shqiperise.

Nuk kishte arsyetim tjeter per kete ate kohe.

Nisma e deputeteve, jo vetem qe heq ndalimin per importin e mbetjeve jo te rrezikshme ne vend, por garanton importin e mbetjeve tani edhe per qellime incenerimi.

Deputetet nismetare, kane ndare ne dy lloje mbetjet per te cilat hiqet ndalimi i importit: “mbetje jo te rrezikshme” dhe “mbetje inerte”.

Por sipas nismes se deputeteve do te ngarkohet Keshilli i Ministrave per hartimin e nje liste me llojet e mbetjeve te importueshme.

  • Kane kaluar vetem 3 vite

Ne shtator mbushen 3 vite te plota nga koha kur qeveria e kryeministrit Edi Rama vendosi ndalimin e plote te importit te mbetjeve ne kete vend.

Atehere qellimit te shpallur per te ndaluar importin e mbetjes, ju shtua dhe angazhimi programor per te pastruar Shqiperine.

Nisma te shpeshta kane synuar te permbushin angazhimin dhe gjithnje e me shpesh, sheh rajone me pak te ndotura.

Por problemi i grumbullimit dhe trajtimit te mbetjeve nuk eshte zgjidhur akoma. Posacerisht gjendja ne vendgrumbullimet e mbeturinave, ne shume rajone tani eshte problemi me i madh.

Qeveria ka jetesuar nje sere nismash konkrete, perfshi ato permes partneritetit publik privat-Elbasani eshte nje nder to, por situata vijon te jete e rende ne vend.

Ne ligjin aktual, ka dy afate te paprekura qe jane detyrime per qeverine dhe pushtetin vendor.

Skandal.al duke analizuar ligjin per te perballur ndryshimet, lexoi Nenin 14/ Programet per parandalimin e krijimit te mbetjeve.

Ne piken 2 te ketij neni thuhet:

Afati per hartimin e programeve te para per parandalimin e krijimit te mbetjeve eshte jo me vone se data 1 janar 2017.

Skandal.al e pati te pamundur te merrte informacione te besueshme e te verifikueshme se puna per hartimin e ketyre programeve ka nisur apo eshte ne faze te avancuar per te permbushur kete detyrim.

Skandal.al lexoi po ashtu dhe Neni 18/ Riperdorimi dhe riciklimi i mbetjeve.

Ne piken 3 te ketij neni thuhet:

Njesite e qeverisjes vendore grumbullojne ne menyre te diferencuar mbetjet sipas nenit 16 te ketij ligji, brenda 31 dhjetor 2018, te pakten per keto rryma mbetjesh: leter, metal, plastike dhe qelq.

Edhe ne kete rast, Skandal.al e pati te pa mundur te merrte informacion te besueshem e te verifikueshem per te deshmuar se puna per te realizuar nje gje te tille ka nisur.

Perkundrazi, Skandal.al u vu ne dijeni te disa rasteve kur bashkite e krijuara pas ndarjes se re administrative, kane kontraktuar sherbimin e pastrimin ne afat te gjate, por pa ndonje detyrim per te ndare mbetjet, te pakten ne keto kater rryma.

Kur nuk eshte bere as njera e as tjetra, duke garantuar nje situate ne vijim te pandryshuar ne fushen e trajtimit te mbetjeve, importi jo vetem qe nuk do te ndryshonte gjendjen qe kemi, por do ta perkeqesonte ate.

Natyrisht, importi eshte instrumenti me i lehte per nje biznes, por ineteres publik eshte pastrimi i ketij vendi, jo fitimet e nje grushti sipermarrjesh ne kete fushe. Skandal.al