Pas finales së Champions League, Clettenburg do të gjykojë edhe finalen e Euro 2016

Anglezi do të bëhet vetëm gjyqtari i dytë që merr përgjegjësinë vendimtare në finalen e Ligës së Kampionëve dhe Kupës Evropiane në një sezon

UEFA ka bërë të ditur se Mark Clattenburg do të arbitrojë finalen e madhe të Euro 2016, mes Francës dhe Portugalisë të dielën. Anglezi, një gjyqtar i rregullt i PremierLigës , do të bëhet njeriu i dytë pas portugezit, Pedro Proença, i cili në vitin 2012 arbitroi dy finale në të njëjtin sezon.

Clattenburg gjithashtu u ngarkua me gjykimin e finales së FA Cup  mes Manchester United dhe Crystal Palace këtë sezon.