Përballja Francë-Gjermania në shifra

Franca dhe Gjermania do të zhvillojë një betejë për “jetë a vdekje” pasi sot do të përcaktohet edhe emri tjetër finalist që do të përballet në 10 korrik kundër Portugalisë.

Prej 6 ndeshesh radhazi Gjermania e Joachim Low nuk e njeh humbjen. Katër prej tyre kanë përfunduar me fitore dhe dy në barazim përfshirë këtu edhe 5 ndeshjet e Kampionatit Europian.

Hera e fundit në të cilën është mundur Gjermania ka qenë miqësorja ndaj Sllovakisë para startit të “Euro 2016”.

Një tjetër statistikë interesante në favor të Low janë fitoret e shumta ndaj vendeve organizatore në kompeticionet ndërkombëtare.

Në 9 sfida ka dominuar Gjermania në përballjet me vendin organizator, ku më e famshmja është fitorja tenistike 7-1 kundër Brazilin në Kampionatin Botëror “Brasil 2014”.

Gjermania është kualifikuar 6 herë në 7 gjysmëfinalet e luajtura gjatë Botëroreve ose Europianeve.

Vetëm në vitin 1958 Gjermania është mposhtur në gjysmëfinale nga Suedia, ndërsa çdo takim tjetër e ka fituar.