Ministrin Shqiptar e bëjnë pjesë të Iluminatit, shkak tatuazhi

Rrallë herë deputetët, ministrat heqin petkun e zyrtar por ama kur vendosin, shkaktojnë lajm. I tillë ka rezultuar dhe rasti i së mërkurës, ku ministrat e kabinetit Rama dhe diplomatët e huaj, kaluan disa momente argëtuese. Mes tyre u zhvillua një ndeshje futbolli. Formacioni i ministrave shqiptarë përbëhej nga Tahiri, Klosi, Çuçi, Ahmetaj, etj. Në ndihmë të tyre kishin shkuar edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, si dhe deputeti i PS-së Eduard Shalsi.

Për habi të të gjithëve u vu re mungesa e kryeministrit Rama, megjithëse aktiviteti u njoftua nga zyra e kryeministrit. Ndeshja përfundoi në barazim 3-3 ndërsa nuk u gjuajtën penalltitë.

Por ajo që ka marrë më shumë vëmendje gjatë ndeshjes, ka qenë një tatuazh që askush nuk e dinte që ekzistone, dhe në mënyrë aksidentale Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri e shfaqi. Kaq ka mjaftuar, për të shkaktuar mjaft polemika. I veshur me një kostum sportiv me pantallona të shkurtra, Tahiri ka ekspozuar aksidentalisht tatuazhin mbi gjurin e tij të djathtë në të cilin dallohet një piramidë dhe në të dy anët e saj.

Një imazhi i piramidës së famshme, e cila është një simbol i grupimit sekret të Iluminatit, ka bërë që mediat në vend ta etiketojnë Ministrin Tahiri, si pjesë të këtij grupimi, ose të paktën adhurues të tij. Por se si qëndron e vërteta e këtij tatuazhi askush nuk e di, se deri më tani Ministri nuk ka reaguar! Por të tilla aktivitet, mjaftojnë sadopak për të njohur pasionet e zyrtarëve tanë, që radhë herë i shohin si janë në përditshmërinë e tyre, larg kostumit zyrtar.

R.Sh

bfc473917e71fd632463b1156a0673ea

17ec0273577b71b592d6d78f4dcb4fec