Duka: Jam gati të takohem me ambasadorin Lu

Deputeti Agron Duka, njëkohësisht kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste dhe aleat i Lulzim Bashës, është i gatshëm të takohet me ambasadorin Donald Lu në kuadër të reformës në drejtësi.

Ai i vlerëson këto takime pasi, siç thotë në një intervistë për Shqiptarja.com, ato nuk synojnë blerjen e votave por arritjen e konsensusit.

Agron Duka apelon gjithashtu që mazhoranca të pranojë formulën e re të opozitës për vettingun, dhe kërkon domosdoshmërisht konsensus.