Bashkia e Lezhës: “Historiani” turk person non grata në Lezhë

Bashkia e Lezhës dënon gjuhën e përdorur dhe pabesinë e një grupi vizitorësh turq të cilët gjatë një vizite në Memorialin e Skenderbeut duke shfrytëzuar mikpritjen,një vlerë universale të Kombit Shqiptar,shpërfytyrohen duke tentuar të tjetersojnë lavdinë e Heroit tonë Kombëtarë,Gjergj Kastrioti.Permes një videoje të regjistruar nga vetë ata permes një telefoni celular nuk zhbëhet historia.Sqarojmë opinionin publik se grupi nga Turqia ka folur në gjuhën turke dhe nuk ka pranuar të komunikojë me ciceronin në gjuhën agleze,pasi kanë kuptuar se gjuha e tyre nuk kuptohej nga personeli i turnit pranë memorialit.Gjergj Kastrioti dhe lavdia e tij në luftën antiosmane nuk errësohet nga një “historian” turk të cilin Bashkia e Lezhës nuk do ta lejojë më që të vizitojë Memorialin.Nderë dhe Lavdi të perjetshme Heroit të Kombit Shqiptar,Gjergj Kastrioti!