Sonte “Euro 2016/ Italia nuk është mundur asnjëherë nga Gjermania

Vihet re tensionim i dukshëm tek kombëtarja gjermane para ndeshjes Gjermani-Itali në Paris. Tifozët u mblodhën për të mbështetur skuadrën e zemrës.

Skuadra kombëtare gjermane ka mbaruar përgatitjet për ndeshjen e sotme Gjermani-Itali . Të shtunën krahas futjes së plotë në atmosferën finale para ndeshjes me Italinë që nuk është mundur asnjëherë në ndonjë kampionat europian apo botërore nga kombëtarja gjermane, në program ishte përcaktuar edhe stërvitja e fundit. Tek skuadra gjermane vihet re një lloj tensionimi.

„Në orët e fundit do të diskutohen vetëm disa detaje“, tha trajneri Joachim Löw, dhe nuk ka më gjëra për të ndryshuar .

Fußball UEFA EURO 2012 Italien - Deutschland Niederlage Joachim LöwNdeshja e humbur: Gjermani Itali – Euro 2012

Humbja e fundit ende dhemb: Në Kampionatin Europian 2012,  eki gjerman humbi me Italinë në gjysmëfinale.

Para hotelit ku qëndron kombëtarja gjermane ishin mbledhur të shtunën tifozët për të mbështetur skuadrën e zemrës. Ndeshja zhvillohet në stadiumin Nouveau Stade de Bordeaux në orën 9 të mbrëmjes.

Gjermania luan me veshjen klasike, fanella të bardhe dhe tutat e zeza, ndërsa italianët kanë fanellat klasike blu.

Mediat italiane flasin për një Gjermani që gjithnjë ka dështuar përballë Italisë, dhe gjermanët flasin për një thyerje akulli. Pas shumë historive të italianëve në rrjetet sociale ata i “thumbojnë” duke i kujtuar vitet e shkuara ku Gjermania në çdo sfidë mundej nga italianët.

Një tallje ironike ka bërë edhe gazeta gjermane ”BZ Berliner” e cila në faqen e parë të gazetës e nis me shkrimin “Sonte as mamaja juaj nuk mund ju ndihmon dot”.