FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Avokati i PS ka 25 % të aksioneve në ICTS Albania, Rinas

Eni Bushi ka qenë avokat i Partisë Socialiste në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për disa vite dhe një nga juristët e kësaj force politike në gjykatë. Pikërisht ky person është aksioner në kompaninë që fajëson Ministria e Brendshme për grabitjen e parave në Rinas. ICTS Albania është përgjegjëse sipas policisë për vjedhjen e parave që do të ngarkoheshin në avion. Kompania fajësohet për sigurinë e dobët në aeroport, pavarësisht raporteve të vazhdueshme për të rritur masat e sigurisë. Nga kërkimet në QKR, rezulton se 25% të aksioneve i ka në zotërim Eno Bushi, ndërsa 75% i përkasin ICTS Europe. Eno Bushi njihet si jurist i Partisë Socialiste dhe person i afërt me kryeministrin Edi Rama shkruan lapsi. Kryeministri nuk është prononcuar në asnjë rast për skandalin e grabitjes në Rinas, pavarësisht se ky është konsideruar një cënim i sigurisë kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?