Blendi Klosi: Autonomi financiare dhe rritje e cilësisë së Arsimit Profesional

(Fjala e Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi në Konventën Kombëtare të Arsimit Profesional)

Nga Blendi Klosi/Të nderuar përfaqësues të dijes, mësues dhe instruktore të Shkollave dhe Qëndrave të Formimit Profesional.

Në fund të këtij viti shkollor, duke ju pasur të gjithëve përballë sot, dua ta nis këtë aktivitet me një falenderim të madh për të gjithë ju!

Cdo mësuesi e mësueseje të Arsimit Profesional, faleminderit për punën e madhe që keni bërë dhe bëni cdo ditë.faleminderit per cdo sakrificen tuaj , faleminderit qe mundet te mbani te gjalle Arsimin e mesem Profesional.

Unë ndaj bindjen e plotë, se përkushtimi juaj, ka qenë maksimal edhe në vitet më të vështira të Arsimit Profesional, kur nga pushteti i vjetër u konsiderua si një edukim i dorës së dytë, e në mungesë të plotë vizioni u shkatërrua nga keqorientimi i sistemit arsimor.

Jeni ju dhe vetem Ju arsyeja qe qe Arsimi Profesional bijetoj ,edhe pse u godit shum fort nga neglizhenca totale , u lekund ne mision dhe qellim nga ekzistenca kriminale e diplomave per profesione fantazem, u neperkemb keqas nga mungesa e laboratoreve dhe corientimi i tregut te punes por perseri MBIJETOJ.

Jam plotësisht i vetëdijshëm se sakrificat tuaja në Edukimin Profesional por edhe vizioni i qarte, perkushtimi maksimal dhe largepamesia strategjike e Qeverise “RAMA” , shpetoi Edukimin Profesional nga dallget e tranzicionit miop.

Ndaj vetem sot mbas vetem kaq pak kohesh, por mbas kaq shume e shume sakrificash, pune te palodhur e bisedash me qytetaret ne mund te themi

I nderuar zoti zv. Kryeministër,

E nderuar zonja Ministre Nikolla,

Të nderuar përfaqësues të partnereve ndërkombëtare

 PO Arsimi Profesional u rikthye ne Identit dhe ka sot te gjithe vemendjen e qeverise , respektin e nxenesve dhe prinderve te tyre si dhe kerkesen e biznesit per te.

Ja dolem qe mbas kaq shume e shume bisedave me qytetaret dhe evidendimit te kerkeses se tyre per profesion, mbas shume vizitave dhe trokitjeve ne dyert e fabrikave te reja dhe ndermarjeve ne zhvillim,

mbas kaq negociatave jo gjithmon te thjeshta me partenet dhe donatoret e procesit , mbas hartimit te nje nga strategjiteve me efikse te qeverise Shqiptare ate te Profesionit dhe mundem qe Arsimin Profesional ta shndrojme nga arsimimi i dores se dyte, nga edukimi i nje shanci me pak ,

në atë të shumë shanceve me shumë, po punojme pa u lodhur ne asnje çast që Edukimin profesional, ta shndërrojme nga nje edukim klasik ne nje mekanizem ekonomik, po po nje mekanizen qe mundet padyshim te permiresoje jetesen e mijëra qytetareve qe zgjedhin zanatin , zejen profesionin , qe zgjedhin te jetojne me pune te denje .

Nepermjet profesionit puna e zanatçiut do te mund te paguhet shum me mire , nepermjet Arsimit Profesional ai do te mesoji teknikat e perparuara e marre njohuri se si mund te hapi nje biznes, te behet i denje e konkurent ne tregun lokal te punes apo ate europian.

 Ndaj përulje për të gjithë punën tuaj në këto vite !

Ndaj Dhe jo më kot në këtë Konventë të madhe të Arsimit Profesional, zgjodhëm të ishim të gjithë bashkë, me të gjithë ju, Armatën e madhe të heronjve të Edukimit Profesional.

Jeni ju qëndra dhe fokusi i tij, sepse sado i madh të jetë vullneti jonë, jeni ju aktorët kryesorë të ngritjes dhe fuqizimit të Arsimit dhe Formimit Profesional.

Vijmë në mbyllje të një viti arsimor tejet impenjativ, me përpjekjen madhore të kthimit të vëmendjes tek ky lloj arsimimi, të kthimit të dinjitetit të tij, të ndryshimit të paragjykimit për formimin profesional.

Ka qenë një punë jo e lehtë, të kapnim ritmin e viteve të tëra të humbura nga politikat e gabuara arsimore të qeverisjes para- ardhëse.

Por Sot them se ia kemi dalë. Them se ia kemi dalë, kur shoh në këtë sallë kaq shumë kontributorë, donatorë vendas e ndërkombëtarë, mbështetës e dashamarës të arsimit profesional. Ia kemi dalë të kthejmë vëmendjen, të zgjerojmë diskutimin publik, të rritim mbështetjen dhe mbështetësit e Arsimit Profesional. Por mbi të gjitha them se ia kemi dalë për ti kthyer faqen e mbarë arsimit profesional, nisur nga numri shumë herë më i lartë nga ai që gjetëm, i të rinjve që kanë zgjedhur të ndjekin këtë lloj edukimi.

Ka qenë jo e lehtë padyshim. Bashkë me partnerët ndërkombëtarë, që gjej rastin ti falenderoj edhe në këtë konventë, kemi konceptuar dhe zhvilluar nje fushatë sensibilizimi dhe informimi në të gjithë Shqipërinë : “Unë Zgjedh Arsimin Profesional”,

Zhvilluam Master Shefin me shkollat profesionale, Panairin e Punes 2016 e pamë të pandarë nga lidhja e ngushtë me zhvillimin e Arsimit Profesional, mbajtëm Olimpiadën e pare te Aftesive 2016 me pjesëmarrjen e të gjitha shkollave dhe qëndrave profesionale ku dëshmuam se sa vitalitet e profesion ka ne shkollat tona tek profesionistet tane te rinj.Kemi qene ne çdo qark te Shqiperise ku kemi biseduar me biznesin, sindikatat, ofruesit e AFPse per nevoja specifike te çdo zone .

 Përgjatë këtij viti shkollor kemi qënë në kontakt me nxënës, diskutim me prindër e mësues në mbarë vendin.

Debatuam e argumentuam se përse është zgjedhje e arsyeshme e nevojë e kohës, ndjekja e Arsimit Profesional.

 Më vjen mirë të konstatoj që pas kësaj pune të madhe, qytetarët shqiptarë, prindër e madje edhe nxënësit që mbyllin ciklin 9 vjecar janë më të ndërgjegjesuar nga përfitimi i zgjedhjes së këtij lloj formimi.

 Eshtë e qartë për të gjithë tashmë, se kualifikimi në një profesion,   zanat, siguron punësim, garanton karrierë të sigurtë, të jep mundësinë e hapjes së një bisnesi, sikundër i siguron bisnesit burime njerëzore që i përgjigjen kërkesave të tyre.

 Ndaj me ju sot të dhënat e sondazhit të parë që kemi zhvilluar me mbeshtetjen e GIZ për shifrat e punësimit të të diplomuarve në shkollat tona profesionale në Tiranë dhe Kamzë.

 Nje numer jashtezakonisht I madh I nxënësve të diplomuar në Shkollat profesionale të Tiranës në vitin 2015, punojnë ose kombinojnë punën me studime të mëtejshme. 12 % duan te hapin biznesin e tyre. Vetem ne Shkollen e Mesme Kamez p,sh, mbi 70% e maturanteve diplomuar ne 2015, punojne ose kombinojne punen me studime te metejshme.

  •         Nga QFP-të të Tiranes per vitin 2015, 71% janë të punësuar dhe 22 % kanë hapur biznesin e tyre duke i hyre rrugës së sipërmarrjes.

 Shifrat në këtë vit janë tejet inkurajuese. Por bashkë me rritjen e tyre, rritet edhe përgjegjësia jonë.

Ndaj kuptuam që detyrimi ynë madhor është të ofrojmë në këtë moment, një tjetër standart, të kalojmë në një tjetër fazë të asaj cka japin sot shkollat dhe qëndrat tona të Formimit Profesional.

 Nga kjo konventë dua të shpall si betejën tonë të ardhshme të Arsimit Profesional : CILESINE.

 Të rrisim cilësinë në shkollat tona të Formimit Profesional. Shndërrimin e tyre në Shkolla Ekselence e shohim veçanërisht të pandarë nga Cilësia.

 Rritje e cilësisë për ne do të thotë ti japim përgjigjie pyetjes :

Cili është niveli I aftësimit të nxënësve tanë ?

E kjo është shumë herë më e gjerë se thjesht dhe vetëm cilësia e mësimdhënies.

Ka në themel, ndryshimin e mënyrës së të mësuarit në shkollat tona. Për këtë pamë mëse të nevojshëm hartimin e një Ligji të ri Arsimit Profesional.

Ligji I vjetër, i hartuar në 2002 e i amenduar 3 herë, nuk i përgjigjej më zhvillimit dhe natyrës së këtij lloj edukimi.

Projektligji I ri që prezantojmë sot, e ku me mire se para jush mund ta prezantonim ligjin per here te pare publikisht, I jep fund mësimit teorik në shkolla.

 Ligji I hap mundësitë e shndërrimit të shkollave tona në shkolla të nivelit europian , ku 50 përqind e praktikës mësimore zhvillohet pranë bisnesit.

Në këtë mënyrë, cdo nxënës I arsimit profesional ka të garantuar një vend pune, dhe cdo bisnes kualifikon punonjësit e tij të ardhshëm.

 Kjo është ajo që ndodh sot në vendet me arsim profesional të zhvilluar, në vendet me ekonomi të zhvilluar. Është arsimi profesional, nje nga gjeneratoret dhe katalizatoret e ekonomisë.

 Me këtë bindje të plotë, e mbështetjen e plotë të kryeministrit Edi Rama që gjej rastin ta falenderoj për nxitjen e zhvillimit të arsimit profesional, propozojmë tashmë edhe ndryshimet e duhura ligjore për tiu përgjigjur kësaj sfide.

Ligji i ri pra, synon që të bashkojë arsimimin dhe formimin profesional me politikat e nxitjes së punësimit, në mënyrë që arsimi dhe formimi profesional të mos jetë qëllim në vetvete, por t’i shërbejë tregut të punës;

(i)   Ofruesit publikë të AFP-së do të shndërrohen në Qendra multifunksionale, të cilat ofrojnë arsim profesional të mesëm dhe pas të mesmes, si dhe formim profesional për të rinj dhe të rritur;

 (ii)  Autonomi në menaxhimin e ofruesve publikë të AFP-së. Bordet Shkollave dhe Qendrave te AFP-së do të shndërrohen nga struktura jofunksionale, në organe vendimmarrëse për një sërë çështjes vendimtare të lidhura me funksionimin e ofruesve publikë të AFP-së të përcaktuar me Udhëzim të veçantë të Ministrit përgjegjës;

 (iii) Për herë të parë – autonomi financiare të ofruesve publikë të AFP-së. Autonomia financiare konsiston në të drejtën që do të gëzojnë ofruesit publikë të AFP-së për të përfituar drejtpërdrejt nga shërbimet që ata ofrojnë. Ofruesit do të kenë të drejtën të vendosin vetë mbi përdorimin e fondeve dhe do të kenë të drejtë të ofrojnë shërbime dhe të mira për të tretët;

 (iv) Standardet e profesionit dhe të kualifikimeve do të hartohen në përputhje me Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve;

 (v)     Projektligji parashikon mekanizma për këshillimin e karrierës, duke përmirësuar lidhjet ndërmjet ofruesve të AFP-së dhe ndërmarrjeve;

 (vi)    Projektligji parashikon inspektimin e ofruesve të AFP-së. Inspektorati Shtetëror i Punës dhe AFP-së do të jetë institucioni përgjegjës për inspektimin, bazuar në konceptin e unifikuar të arsimit profesional për punësim;

 (vii)  Struktura e Ligjit të AFP-së dhe përmbajtja e tij janë në përputhje të plotë me kërkesat dhe standardet e BE-së.

 Pra, miq të arsimit profesional, përmbledhur këto janë propozimet ligjore që propozojmë, e paralelisht do të vijojmë me përmirësimin e infrastrukturës në shkolla.

 Shumë prej shkollave tona, do të jenë në nisje të vitit shkollor në vjeshtë të rikonstruktuara, do të vijojmë të plotësojmë shkollat me laboratore e bazën e nevojshme materiale.

 Tetorin e vitit të shkuar, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë lançoi konceptin e shkollave të eskelencës,

–   Së pari, si një përpjekje për ta vënë theksin në konceptin e cilësisë në arsimin dhe formimin profesional (AFP),

–   Së dyti, për të harmonizuar të gjithë mbështetjen e donatorëve ndërkombëtarë në këtë sektor,

–   Së treti, për t’i dalluar këto shkolla nga ofruesit e tjerë publikë në vend.

Falë mbeshtetjes se ofruar nga Qeveria Zvicerane Italiane Gjermane, Austriake,Britanike, Belge, Franceze e se fundit ate finlandeze , shkollat tona jane në një proces të gjerë të mbështetjes europiane dhe binjakëzimit me shkollat më të mira të Europës,

 Shumë projekte të donatorëve janë fokusuar në mbështetjen e 19 shkollave të përzgjedhura si shkolla të ekselencës, por vetëm ky fakt nuk i bën ato shkolla të vërteta të ekselencës. Përpjekjet tona për të reformuar sistemin e AFP-së dhe për të arritur nivele të larta, presupozojnë që ne si vendimmarrës e hartues politikash, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, komunitetin e biznesit dhe grupet e tjera të interesit, të marrim vendime të duhura përsa i përket:

  1. a) përkufizimit të cilësisë
  2. b) matjes së cilësisë dhe
  3. c) përmirësimit të cilësisë.

Por si i përkufizojmë “Shkollat e ekselencës” dhe cfarë duhet të bëjmë për të rritur cilësinë e shkollave tona profesionale?

SHKOLLA E EKSELENCES:

–   Krijon lidership të fortë – bazohet ne vendimmarrje, në informacione dhe të dhëna, në lidhjen e shkolles me tregun e punës, krijon rrjete bashkëpunimi me bizneset, ka aftësi të mira koordinimi me të gjithë aktoret (të brendshëm e të jashtëm);

–   Iu shërben grupeve të ndryshme të interesit, planifikon dhe ofron arsim dhe formim profesional për të gjithë;

–   Ka një kulturë të mirë pune, staf të motivuar që përdor njohuritë për të përmirësuar shërbimet që ofron shkolla – përdor të gjitha aftësitë personale për të përmirësuar proceset e të nxënit;

–   Menaxhon mirë të gjithë partnerët, garanton cilësinë e burimeve dhe përdorimin e tyre me efiçencë;

–   Harton dhe zbaton procese të nxëni të mirëkonceptuara (teorike dhe praktike, praktika në shkollë dhe në vendin e punës), nxënësit kanë mundësi shumë të mira për të mësuar dhe praktikuar me infrastrukturë moderne, fokusohet tek të nxënit me në qendër nxënësin;

–   Bashkë me punëdhënësit vendos standarde vlerësimi dhe testimi për të përmbushur kërkesat e biznesit dhe garanton ekuilibër ndërmjet kërkesave të biznesit dhe të shoqërisë.

E për t’ju përgjigjur sfidës së rritjes së Cilësisë, do të ngremë edhe sisteme që do të sigurojnë trajnimin fillestar dhe të vazhduar për të gjithë mësuesit, instruktorët dhe stafin drejtues të AFP-së.

Në këto 20 vite, trajnimi fillestar dhe i vazhduar i mësuesve, instruktorëve dhe drejtuesve të institucioneve, ka qenë sporadik, i paharmonizuar dhe i pastandartizuar. Ndërsa trajnimi i stafit të QFP-ve nuk është zhvilluar asnjëherë. Për të adresuar këtë problematikë të rendesishme me impakt të drejtpërdrejtë në cilësinë e AFP-së, MMSR me mbështetjen e GIZ ka hartuar dy dokumente të rëndësishëm që mbështesin kornizën politike e institucionale dhe piketojnë masat konkretë për standartizimin dhe strukturimin e zhvillimit të burimeve njerëzore në të gjitha nivelet. Pra, për herë të parë pas 20 vjetesh të gjithë mësuesit dhe instruktorët e AFP-së do i nënshtrohen trajnimit standart të aprovuar nga shteti, në fushën e pedagogjisë.

 Për ti paraprirë cdo keqinterpretimi, të procesit të trajnimit të stafeve pedagogjike, dua të siguroj nga kjo konventë se nuk lidhet me asgjë tjetër, përvec se me një synim të vetëm : rritjen e cilësisë sipas standarteve të reja të arsimit dhe formimit profesional që kemi përcaktuar.

Për formimin, impenjimin e dashurinë e cdo mësuesi në Arsimin Profesional nuk kemi dhe nuk kam asnje dyshim. Ju jeni heronjtë e harruar të qeverisjes së vjetër, që sot meritoni të dilni në dritën e dinjitetit që duam ti kthejmë arsimit profesional. Secili prej jush, ka certifikatën morale të falenderimit për kontributin.Por me siguri kam mirëkuptimin e më të rinjve, që tju dorëzoj certifikatën e nderit 15 mësuesve, me vitet më të gjata në mësimdhënie në Arsimin Profesional, që kanë dhënë shumë më shumë se sa ju kërkon detyra, I kanë dhënë mësimdhënies, shpirtin e përkushtimit.

Kemi hyre ne nje beteje jetike per te ardhmen e vendit, të ardhmen e ekonomisë , të ardhmen e rinisë sonë për të patur një punë e jetë të denjë. Do të jemi të gjithë bashkë në betejën për Arsimin Profesional, në fazën ë re të saj me moton : SOT –Cilesi ne arsim Profesional, Neser-Aftesi e Kompetenca te Standarteve Evropiane.