Portugalia, skuadra e parë gjysmëfinaliste. Fiton me penallti

Portugalia është skuadra e parë gjysmëfinaliste e kampionatit Europian. Janë dashur goditjet e penalltive që portugezët të kalojnë për fazën tjetër.

Gjatë 90-të minutave ndeshja u mbyll në barazim 1-1, ku ishte skuadra polake e cila kaloi në avantazh që në minutën e dytë me anë të Robert Levandovskit.

Ndërkohë që në minutën e 32-të talenti Renato Sançez barazoi shifrat. Ndërkohë që në gjuajtjen e 11 metërshave, portugezët janë treguar më të saktë duke shënuar të 5-ta gjuajtjet, ndërsa nga skuadra polake gaboi lojatari i Borusais së Dortmundit Blaçikovski.