Klinsmann i interesuar për postin e trajnerit të Anglisë

Trajneri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jurgen Klinsmann, raportohet se ka shprehur interesim për postin e trajnerit të Anglisë.

Federata e Futbollit të Anglisë është në kërkim të një trajneri të ri pas dorëheqjes së Roy Hodgsonit, i cili u largua pas performancave zhgënjyese të Anglisë në Euro 2016, duke u mposhtur 2 me 1 nga Islanda në 1/8 e finales.

Dhe pas kësaj, “Sky Sports” raporton se Klinsman ka shprehur menjëherë interesim për të drejtuar Anglinë.