Gjermani-Itali, e gjithë historia flet për italianët

Rekordi i mjerë i përfaqësueses së Gjermanisë përballë Italisë në turnetë e mëdhenj nuk është burim i traumave për kampionen e botës, e cila do të përballet me “ndëshkuesit” e tyre ndërkombëtarë në çerekfinale të “Euro 2016”.

Kështu ka thënë në konferencën për shtyp trajneri i Gjermanisë, Joachim Loew.

Gjermanët, të cilët kanë fituar katër herë titullin e botës dhe gjithashtu kanë tri kurora kontinentale, kanë humbur gjithmonë nga Italia në fazën e nokautit, qoftë në kampionatet botërore apo evropiane.

Këtu përfshihen humbjet në gjysmëfinale të Botërorit 1970, në finalen e botërorit 1982, në gjysmëfinalen e botërorit 2006 dhe në gjysmëfinalen e “Euro 2012”.

Gjithsesi, humbja e vitit 2012 ishte më e hidhura, pasi gjermanët ishin nën drejtimin e Low-it dhe ishin favoritë absolutë. Por në fund triumfuan italianët me rezultatin 2:0.