Buffon i matur: Ende nuk kemi fituar asgjë

Portieri i Italisë, Gianluigi Buffon ka folur pas fitores së madhe kundër Spanjës.

Italia është kualifikuar në çerekfinalen e Evropianit “Francë 2016”, ku më 2 qershor do të ballafaqohet me Gjermaninë.

“Gardiani” italian përmes profilit të tij në Twitter tha se “Azzurrët” akoma nuk kanë fituar asgjë, edhe pse ai mendon se fitorja kundër Spanjës e rrit vetëbesimin në skuadër.

“Ne nuk kemi fituar asgjë, por kemi gjetur vetëbesimin tonë dhe fituan respektin …”, ka shkruar Buffon.