Si parashikohet ndeshja Zvicër- Poloni?

Zvicra dhe Polonia do të zbresin sot në fushë në orën 15:00 në kuadër të 1/8 të Euro 2016.

Dy përfaqësueset e gjejnë veten në të ashtuquajturën “gjysmën e duhur të shortit” dhe një prej tyre do të jetë për herë të parë në çerekfinale.

Sipas kompanive të basteve, mundësinë më të mirë për ta arritur këtë qëllim e ka Polonia, e cila për fitore ka kuotën 2.65. Kurse, fitorja e Zvicrës është kotuar me 3.30. Ndërsa, barazimi ka kuotën 2.90