Fjalimi emocional i Cameron: “Nuk jam më kapiten i Britanisë”

Kryeministri David Cameron, dha sot dorëheqjen, pasi publiku britanik e sfidoi atë dhe votoi për daljen nga Bashkimi Europian. Ai sinjalizoi synimin e tij për të qëndruar deri para konferencës të Partisë Konservatore në tetor, por premtoi se do të qëndrojë në postin e me kabinetin e tij deri sa udhëheqësi i ri konservator të zgjidhet.

Dalja ka kaluar zyrtarisht si shenjë e fitores vetëm pas orës gjashtë në mëngjesin e sotëm, kur votuesit kërkuan që Britania të dalë nga blloku i 28-të vendeve anëtare të BE-së.

Në  orën 7.25 rezultati zyrtar deklaroi se Britania kishte votuar për Brexit nga 51.9 për qind në 48.1 për qind.

Në përgjithësi, me të gjitha votat e numëruara deri më tani, janë 17,410,742 britanikë që votuan për të lënë BE me vetëm 16,141,241 që votuan për qëndrimin. Komisioni Zgjedhor tha se stacionet në 72.2 për qind e votuesve në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë pjesë në votimin e së enjtes, për të marrë vendimin e rëndësishëm.

Kryeminstri Cameron tha se nuk do të shkaktojë nenin 50-të të Traktatit të Lisbonës menjëherë. Ky nen është një proces formal me të cilin Britania e Madhe do të largohet nga BE.

Në një fjalim emocional, gjatë të cilit zëri i tij shpërtheu, Cameron tha se: “Unë kam qenë absolutisht i qartë në lidhje me besimin tim se Britania është më e fortë, më e sigurt dhe më mirë brenda Bashkimit Europian. Por njerëzit britanikë kanë marrë një vendim shumë të qartë për një rrugë të ndryshme, dhe unë si i tillë mendoj se vendi kërkon lidership të ri për të marrë atë në këtë drejtim. Unë do të bëj gjithçka që mundem, si kryeministër i qëndrueshëm i anijes  gjatë javëve dhe muajve, por unë nuk mendoj se do të ishte e drejtë për mua që të përpiqem të jem kapiten që drejton vendin tonë në destinacionin e saj të ardhshëm”,– ishte një pjesë e fjalimit të tij.

Ai zbuoli se kishte folur me Mbretëreshën këtë mëngjes për të informuar për vendimin e tij, ndërkohë që Banka e Anglisë ka në plan zbulimit rezervë pasi 140 bilion dollarë u fshehën nga FTSE këtë mëngjes dhe paundi ka rënie. Ai tha se: ”Banka nuk do të hezitojë të marr masa shtesë sipas nevojës”.

“Populli britanikë ka votuar për të lënë në BE dhe vullneti i tyre duhet të respektohet. Vullneti i popullit britanik është një udhëzim që duhet të dorëzohen. Nuk mund të ketë debat në lidhje me rezultatin”,- tha ai më tej. Vendimi i z.Cameron erdhi pavarësisht se 84 euroskeptikë kanë shprehur mbështetjen e tyre për të dhe deputeti konservator Graham Brady, duke thënë se ai besonte se ai duhet të qëndrojë.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla