A mjafton të qeshësh me Edi Ramën?

Nga Artur Zheji

Shumëkush, përfshirë edhe mua, kishte sidoqoftë një shpresë se Edi Rama, do të ishte një Kryeministër vullnetplotë dhe serioz në përgjithësi. Vërtet në krye të Bashkisë së Tiranës, ka bërë masakra të mëdha urbane, por gjithësesi, ka prishur kioska të qelbura me shumicë, ka bërë edhe rrugë të mira edhe me ca neonë përsipër që ndricojnë dhe ka mbjellë edhe pemë aty këtu.

Sigurisht ka mbjellë më shumë se pemë, pallate 20-30 katëshe, por ndoshta e kishte një justifikim, trysnia e kapitalit të ndërtimit ishte e madhe, jo rrallë kriminale dhe e egër dhe sigurisht shumë tunduese. Për cdo kënd!

Mirëpo Rama kryeministër, sa vjen e po na habit me trendinn e qesharakes që mishëron në mënyrë të pandalshme.

Vërtet, ishim kundër tij për qasjen e armëve kimike siriane në Shqipëri. Por ishim me të, kur në mënyrë inteligjente, dëgjoi popullin e nevrikosur dhe hoqi dorë nga premtimi i dhënë me ngut, si kryeministër disa javësh që ishte atëhere.

Porse mbasi vuri tritol dhe C4, në ndërtimet abuzive në bregdet, në mënyrë përzgjedhëse, aty ku deshte dhe aty ku nuk ishin miqtë, gjithësesi ngjalli shpresa. Menduam se do të korigjonte disi, në nivel kombëtar, atë që djallosi vetë, më të shumtën në Tiranë dhe do të na clironte nga xhungla e ndërtimeve pa leje. Si edhe nga ndërtimet e dhëna me leje të mbprapshta.

U mor me Vlorën, por pallatet e Vangjushit në rërë, i la ashtu si ishin mbjellë, të përcudnuara dhe të shëmtuara. Coji gati për burg ish kryebashkiakun rrebel Shpëtim Gjika dhe kandidoi edhe një herë kasapin Vangjush Dako dhe shumë kasapë të tjerë me brekë të grisura, por me portofol shumë të fryrë.

U hodh me vrull në krahët e doktrinës “Liberale”, ay, pikërisht ay, që fitoi Zgjedhjet e përgjithshme me doktrinën e Majtë të Taksës progresive me thirrjen populiste: “Kush fiton më shumë, paguan më shumë!”

Por kush sot paguan më shumë në Shqipëri?

Të pasurit?

Joooo! Zot na ruaj! Zot mbrona të pasurit tanë!

Ata, pronarët e Kompanive të mëdha shqiptare, ja kanë gjetur me kohë hilen kësaj pune. Përvec trafikimit të zarfeve në zyrat e Tatimeve apo më lart, ata, bëjnë fët e fët ca Kompani të përbashkëta me sigla të huaja që janë po ata vetë dhe i paguajnë taksat jashtë Shqipërisë, ku edhe deklarojnë aq sa duan! Sa bukur! Aktivitetin e kanë në Shqipëri dhe paguajnë taksa për filialet e tyre jashte Shqipërisë, që skanë fare aktivitet prodhues apo financiar, në ato vende. Përfitojnë nga mostaksimi i dyfishtë dheja ku ulamë. Qartë, pastër, bukur! As edhe Erion Brace nuk i kap dot!

E c’rëndësi ka? Paguajmë ne për shtetin, të mesmit dhe të varfërit.

Sepse kryeministri ka të drejtë, nuk janë barinjtë ata që milen dhe qethen, por delet.

E pastaj kush do ti kapë “evazorët” e mëdhenj shqiptarë? Brizhita – “E ku qëndron problem këtu?!” Mos tallni aman!
Por “neoliberali” Rama, (për ata që nuk e kujtojnë, “liberalët” janë me pak fjalë, ata që mendojnë dhe gjykojnë se “tregu kapitalist” është rregullatori kryesor dhe i vetëm, i ekonomisë së një vendi. Për “liberalët”, shteti duhet të bëhet mënjanë dhe duhet tua lërë në dorë kapitalistëve që të vetërregullohen punët e shoqërisë), nuk mjaftohet me kaq!

Ay që fitoi Zgjedhjet Politike, si një i Majtë i thekur, si një dashnor i popullit pra, futi në burg gjithë dynjanë e varfër, për mospagesa apo “vjedhje” të energjisë elektrike! Në meër të shtetit!

Por kush mban mend apo ka rregjistruar në kujtesën e vet, ndonjë sipërmarrës të madh, të jetë kapur me presh në duar në Shqipëri?! Apo të pasurit nuk vjedhin në Shqipëri? Hajde cvete, hajde! Cfarë vendi qesharak ishim dhe jemi bërë edhe më!

Mirëpo kryeministri i të varfërve, që në të vërtetë, kanë vota më shumë se sa të pasurit, në emër të shtetit funskionues ligjor, tregohet i ashpër me ta ( I keni parë ndër të tjera se si vrapojnë në panik katundarët e shkretë me ndonjë shportë fiq dhe ndonjë arkë damote, kur shohin ndonjë polic nga larg?!) , ky zotëri pra, ka dhënë dhe gatitet të japë edhe koncesione në tjera. Sa të mbushet edhe pak arka e shtetit.

Kujdes! Koncesionet nuk janë ndonjë e keqe në vetvete.

Ato (Koncesione – concedere – shq. me dhënë leje), janë në fund të fundit leje zhvillimore, për biznesmenët, që të fusin në punë paratë e tyre, në një projekt apo tjetër. Ndërsa koncesionet e Ramës janë të një natyre tjetër: Janë me para në dorë!

100.000.000 euro këtu, 100 milionë euro atje. Një Qindëshe milionkash në evro, për Klodin e Allajbejve që të bëjë dializa për shqiptarët, dhe një Qindëshe tjetër, për Vilmën e Nushajve, që tu kontrollojë sëmundjet shqiptarëve. Për të bërë pra punëra, me para në dorë nga shteti, por që duhet ti bëjë shteti. Shteti i reformuar i Rilindjes. Kujdes, 100 milion euro janë shumë para! Edhe për Shqipërinët edhe për Dubain!
Po askush nuk flet për këto para që firojnë dritën për diell, nga xhepat e liberalit kryeministër.

Se ata, përfituesit, u japin ca groshë të arta mediave si rekllama dhe media mbyll gojën e merret me gjëra të tjera. Dhe jo me qindëshet e miliona eurove që shkojnë për dhjam qëni!
Dhe në këtë Republikë të të Majtëve, të pasurit bëhen më të pasur, falë mikut të të Varfërve, kryeministrit Ramë pra!
Sa qesharake!

Por qesharakja dhe nevoja për rekllamë, arriti kulmin te festimet e kthimit me humbje dinjitoze të Kombëtares së futbollit!
A më thoni, a festohet Humbja?!

Me trapez të madh, me kryeminintër e me kryetar kuvendi, e me popull e me shampanjë, e me fjalime dhe me hymn kombëtar! E pse? Sepse dolëm nga Kampionati? Apo që hymë? Po Hyrjen në Europiane festuam njëherë!

Ska gjë thotë kryeministrii i të varfërve, në qeverisjen e të cilit, të pasurit bëhen gjithmonë e më të pasur: “Dy të ngrëna nuk bëjnë keq ka thënë populli!”

Sepse ai “budalla-fukara” i paguan të gjitha! Apo jo?/ 360grade.al