Ekipi kuqezi mbërriti sot në Atdhe. Pritje madhështore në kryeqytet

Avioni i Kombëtares mbërriti sot në aeroportin “Nënë Tereza”. Në aeroport, Kombëtarja u prit nga Kryeministri Rama me të gjitha nderimet ushtarake dhe rojen e nderit. Avioni mbrrit rreth orës 15:35 minuta.
Stafit të kombëtares i është rezervuar një pritje zyrtare, ku në aeroport në pritje të kombëtares ka dalë Kryeministri Rama i shoqëruar nga ministrja Nikolla.

Më pas ndalesat do të jenë tek Bashkia e Tiranës, Ministria e Jashtme, Kryeministria dhe FanZona ku do të jetë takimi me tifozët e shumtë kuqezi.

Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për bllokimin e rrugëve ku do të kalojë delegacioni i kombëtares, si dhe janë marrë të gjitha masat për sigurinë pranë institucioneve ku do të ndalojë kombëtarja.

Ora 18:00 Kombëtarja pritet me ovacione në Kryeministri
Ekipi kombëtar është pritur me entuziazëm nga qindra tifozë kuqezinj përpara Kryeministrisë. Pas aplikimit në Ministrinë e Jashtme për pasaporta diplomatike, lojtarët tiu drejtuan selisë së Qeverisë, ku u pritën nga kryeministri Edi Rama.

Ora 16:55 Lojtarët mbërrijnë në Ministrinë e Jashtme- aplikojnë për pasaporta diplomatike
Ekipi u prit nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Gjatë fjalës së shkurtër, Bushati tha se tashmë lojtarët e ekipit kombëtar, janë ambasadorët e Shqipërisë në botë.

Shqipëria ka shumë diplomatë, por ju jeni shkëlqesitë e vërtetë për vetë forcën që keni demonstruar në mbarë Europën“, tha Bushati, duke ftuar lojtarët që të aplikojnë për pasaportat diplomatike. “Ju ftoj të nënshkruani për pasaportën diplomatike, për të vijuar më pas edhe me procesin burokratik i cili do të kryhet brenda një kohe rekord“, tha Bushati.

Programi:

Mbërritja në aeroporti “Nënë Tereza”: 15:30
Ceremonia e pritjes në aeroportin “Nënë Tereza”:15:45
Ceremoniali i dhënies së “Çelësit të qytetit” Bashkia Tirane: 16:15-16:30
Ministria e Punëve të Jashtme aplikimi për pasaportën diplomatike: 16:40-17:10
Kryeministri (COD), pritje nga Kryeministri:  17:15-18:10
Fan Zone, koncerti festiv : 18:20- 19:50

Nga aeroporti “Nënë Tereza” dhe deri përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” kombëtarja do të udhëtojë me autobus të hapur.

Kryebashkiaku Veliaj i jep kombëtares “Çelësin e Tiranës”

Rama: Faleminderit luftëtarëve kuq e zi

De Biasi: Do të qëndrojë me Shqipërinë

avioni 2 autobusi pritja

avioni

Rama kombetarja1 rama komb

b1

c2 c1 c4 c3

v1