UEFA ngatërron flamurin austriak me atë shqiptar

UEFA vazhdon të gabojë me postimet që bën në faqen e saj zyrtare dhe që kanë lidhje me flamurin shqiptar.

Organizatorët e kampionatit Europian, kanë publikuar tabelën e ndeshjeve të sotme të cilat janë të fundit në grup.

Por, ajo që bie në sy është fakti se në takimin mes Islandës dhe Austrisë, këta të fundit kanë si shoqërues flamurin shqiptar dhe jo atë të vendit të tyre.

Kjo nuk është hera e parë që flamuri i Shqipërisë ngatërrohet nga UEFA.