
Amir Abrashi ndjehet krenar që ka përfaqësuar Shqipërinë në Euro 2016.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi ka thënë se është krenar që ka përfaqësuar shqiptarët në Euro 2016 dhe ka falënderuar të gjithë për përkrahje.
“Dhamë gjithçka nga vetja por nuk mjaftoi të kalojmë tutje. Ishte nder dhe krenari për mua ta përfaqësoj popullin tim në kampionatin evropian. Faleminderit shqiptarë”, shkruan Abrashi.
Kujtojmë se Shqipëria pavarësisht se është renditur e treta në Grupin A, është eliminuar nga Euro 2016.