Ti je monster Anjeza Shabani!

Nga Manjola Zeka/Ti je monstër! Ti je kafshë (e egër) sepse shumë të tjera(kafshë) dinë të falin dashuri. Ti je një funderrinë, ti je thjesht një copë plehër që meriton shumë më shumë se një palë pranga, nëse ti kanë vënë?!

A ka zemer nënë që nuk është copëtuar duke parë një skenë të tillë monstruoze, cili nga baballarët nuk është ngritur në këmbë, e “hyrë brenda” në TV, kur po shfaqeshin këto pamje. Duke sharë me zë të lartë, cilët gjyshër nuk kanë vrapuar për të pirë ilaçet e zemrës, pasi aritmia bëri të veten në ato momente. Ndërsa fëmijët, fëmijët e Anjeza Shabanit, janë strukur fort duke futur kokën në preherin e nënës, ashtu siç do bënte jot bijë nëse do kishte parë një përbindësh të tillë.

Hej monster, e di sa familje shqiptare ke lënë pa gjumë mbërmë? Nuk ju bën dora ti veshin në mëngjes, për ti dërguar fëmijët në kopësht, megjithëse betohen dhe përbetohen se në kopështin e vogëlushit/es së tyre nuk ndodh por pas kësaj që shikuam mbërmë, kanë filluar të flasin me vete. E di pse druhen këto nëna, sepse kanë parasysh buzëqeshjen tënde, e kujt ja merrte mendja se pas një fytyrë të tillë shfaqeshe ti.

Anjeza Shabani, kanë frikë pra kanë frikë se mos larg o zot do shfaqet ndonjë shenjëtore tjetër. Po thonë, e po lexoj se paske mbaruar gazetari. Paske qenë dhe në krye të një emisioni ku ke bërë investigime.

Turp! Turp! Të shpërlaftë mortja! Nuk di sa kohë ke që merresh me këta femije, por ajo që di është se ti duhet të rrish brenda. Nuk duhet të dalësh që aty ( nuk e di nëse është i konfirmuar si lajm).

Ti duhet të vuash për çdo pikë loti të atij ëngjëlli 3 vjeçar, ti duhet të vuash për çdo ulurimë të atij fëmije (të atyre që dëgjuam nga korridori ku e tërhoqe), ti duhet të vuash për atë gjak, që i pikonte nga veshi, ti duhet të vuash për atë buzë të dridhur, ti duhet të vuash dhe për çdo gjë tjetër, që ne nuk pamë dhe nuk dëgjuam (besoj se do ketë plot).

Dhe një gjë të fundit. Lutem që të bëheni gjithë së bashkë mos u merrni me përralla por instituconi që ka përgjegjësi të bëjë detyrën. Mjaft na panë sytë dhunë tek fëmijët!