Shqipëria fillon të bëjë gati valixhet

Turqia ka triumfuar në ndeshjen e fundit të grupit D. Skuadra e drejtuar nga Fatih Terim triumfoi në stadiumin “Stade Bollaert-Delelis” të Lensit kundër Çekisë me rezultatin 2:0. Ky rezultat ka bërë që Turqia të rritë shanset për kualifikim në fazën e 1/8 e finales së “Euro 2016”. Kjo ishte një nga ndeshjet ku ishin përqendruar edhe sytë e shumë shqiptarëve. Kombëtarja jonë tashmë ka mundësi minimale të kalojë fazën e grupeve. Renditja e ekipeve “të treta më të mira” kryesohet nga Sllovakia me 4 pikë. Irlanda e Veriut vjen e dyta me 3 pikë por me golavarazh më të mirë se Turqia dhe Shqipëria.

Çfarë ndodh më tej?

Tashmë ka një skemë mjat të komplikuar dhe që Shqipëria të kalojë grupin duhet një kombinim rezultatesh. Shqipërua duhet të shpresojë që Hungaria të mundë Portugalinë. Edhe me barazim kualifikohen të dyja këto skuadra  dhe Belgjika të mposhtë Suedinë ose dhe të paktën të dalë barazim, citon lapsi.al. Vetëm në këtë mënyrë ne lëmë 2 ekipe pas nga grupi i “të tretave”. Ndërkohë edhe Italia duhet të fitojë me Irlandën. Tashmë Shqipërinë e mban në Francë vetëm matematika ndërsa në hotelin e kuqezinjve në Perros Guirrec kanë nisur të bëhen gati valixhet… /lapsi.al/