Rama telefonon Dukën. Çfarë u premtoi futbollistëve të kombëtares

Protagonizmi politik nuk mund të mungonte në një ndeshje si ajo e mbrëmshmja kundër Rumanisë. Në moment euforie kryeministri Rama i ka telefonuar presidentin e FSHF, Armando Duka dhe i ka bërë atij një premtim. “E para e punës, që nga presidenti Duka e deri te i gjithë delegacioni, pasaporta diplomatike” thotë Rama në telefonatën që Duka vendos ta dëgjojnë të gjithë.

Ky premtim është pritur mirë nga lojëtarët, ndonëse një pjesë e mirë e tyre kanë pasaporta të vendeve të BE -së. Është moment euforie dhe presidentit të FSHF dhe lojëtarëve u lejohen edhe shakatë me kreun e qeverisë.

-“Po makinën e Kaçes?’, i thonë ata kryeministrit.

-“Ta hongsha zemrën” i thotë kryeministrit, Shkelzen Gashi, që ndoshta duke mos e ditur se gjithçka po regjistrohet, nxjerr gjuhën si për të treguar se “e teproi”.