Avioni i kombëtares bën ulje të detyruar

Mësohet se avioni i kombëtares shqiptare ka bërë ulje të detyruar në Francë, për shkak të motit të keq.

Avioni i kombëtares është ulur në lokalitetin Brest, që ndodhet 150 km larg Perros Guirec.

Në këtë mënyrë, lojtarët kuqezi, do ta bëjnë pjesën e mbetur të rrugës me autobus.