Adriatik Llalla firmos hetimin penal ndaj Ministrit të Brendshëm Tahiri

Nuk ndalon dueli Prokurori-ministri e Brendshme. Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar një procedimin penal ndaj Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, nisur nga kallëzimi i bërë nga KLD. Kallëzimi është regjistruar për veprën penale të kanosjes ndaj gjyqtarit. Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi ta kallëzojë penalisht ministrin pas akuzave që ai adresoi publikisht ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj, në lidhje me vendimin e tij për të pezulluar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çakon. Ishte prokuroria që kërkoi pezullimin e Çakos, pasi e akuzoi atë për “shpërdorim detyre” në lidhje me hetimet për skandalin e përgjimeve.

Por duket se kallzimin në fjalë  do ti bashkëngjitet hetimit tjetër penal për përgjimet e jy dyshimet kryesore po drejtohen kah Saimir Tahirit. Nuk dihet se si do jetë reagimi publik i ministrit të brendshëm pas fillimit  të procedimit penal të bërë nga kreu i KLD-së Bujar Nishani.