Shanset e Shqipërisë për kualifikim

Shqipëria ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Evropian, duke mposhtur Rumaninë 1:0
Kombëtarja shqiptare ka shkruar histori në Kampionatin Evropian, pasi ka shënuar fitoren e parë duke mposhtur Rumaninë me rezultat minimal 1:0.

Shqipëria ka treguar paraqitje fantastike, duke pasur disa raste të mira shënimi, por vendimtare ishte minuta e 43’të, kur Armando Sadiku shënoi golin e vetëm dhe të fitores.

Deri në fund Shqipëria ka pasur disa raste të mira shënimi, por pa sukses, duke qenë vendimtare pjesa e parë.

Pas kësaj fitoreje Shqipëria ngritët në vendin e tretë me 3 pikë. Vendin e parë e mban Franca me shtatë pikë, ndërsa Zvicra mbetet në vendin e dytë me 5 pikë, skuadra këto që sonte barazuan pa gola 0:0.