Portieri Berisha: Kundër Rumanisë ndeshja e karrierës

Portieri i Kombëtares shqiptare, Ertit Berisha ka thënë se nesër është loja e tyre më e rëndësishme në karrierë, ndërsa Lorik Cana është shtylla e kombëtares.

“Për neve është loja më e madhe në karrierë. Do të përpiqem që te japim çdo gjë dhe do japim çdo gjë. Jemi më të përkushtuar se kurrë. Edhe në lojërat e para kemi dhënë gjithçka por kanë qenë detajet ato që kanë vendosur,” tha ai.

 I pyetur se sa i njeh sulmuesit rumun, Berisha tha se i njeh vetëm nga dy lojërat e para në Euro 2016, dhe se mendon se Rumania ka ekip të mirë, por jo lojtarë super yje.

“I njoh vetëm nga dy lojërat e para. Rumania ka ekip te mirë por nuk është se kanë super yje,” përfundoi ai

Berisha është i lumtur që Cana do të jetë në fushë ndaj Rumanisë, kuptohet nëse trajneri vendos që ta inkuadrojë atë.

“Cana është shtylla e Kombëtares dhe normal që është diçka e mirë që ai është rikthyer pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen e parë. Sidoqoftë në fund trajneri është që merr vendimet”, ka thënë Berisha.