Kush është i riu që ekzekutoi rivalin e Lul Berishës

Bedri Haka, 22­-vjeçar, banues në Krujë u arrestua sot si autor i vrasjes së biznesmenit Leonard Murataj, dy vjet me parë. Pas arrestimit gjatë aksionit special, ai u dërgua në policinë e Durrësit, si duket edhe në këtë video.

Sipas policise, Haka, më datë 18.11.2014, në një lokal në qendër të qytetit në Durrës, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Leonard Murataj 51 vjeç, banues në Durrës. Sipas policise, ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin Penal Nr.1014, datë 23.11.2014, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale” Vrasja me paramendim” dhe ”Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.

Haka u arrestua teksa ishte duke lëvizur me makinë, në shoqërinë e dy personave të tjerë dhe nuk iu përgjigj thirrjes së policisë për të ndaluar. Ai akuzohet se është vrasës me pagesë, ndërkohë që planet per ekzekutimin e Muratajt dolen gjatë hetimeve për dosjen e vrasesve me pagese qe drejtoheshin nga Admir Tafili nga burgu.

Zbardhja e përgjimit te një bisede telefonike mes të dënuarit me burgim të përjetshëm, Admir Tafili dhe Kristi Pines, në tetor 2014, nxori ne drite edhe “thurjen” e planit për vrasjen e biznesmenit durrsak, Leonard Murati./panorama