De Biasi: Me Rumaninë duhet të fitojmë patjetër

Në prag të ndeshjes me Rumaninë, trajneri italian Gianni De Biasi është shprehur se ndeshja me Rumaninë është më e rëndësishmja për kuqezinjtë.

Në një prononcim De Biasi u shpreh: “Më shumë e kemi pësuar nga gabimet tona, por kemi mësuar nga ato”.

Trajneri gjithashtu shtoi se ekipi po stërvitet shumë për të arritur objektivin që në rastin e Shqipërisë alternative e vetme për të vazhduar në këtë Europian është fitorja.

“Ndeshja me Rumaninë është më e rëndësishmja, do mundohemi ta fitojmë. Duhet të shënojmë dhe të mos pësojmë,” tha gjithashtu De Biasi.

“Djemve u thashë që nëse duhet të kemi një histori në këtë kampionat, atëherë duhet të bëjmë gjithçka. Rumania ndërkaq, është një skuadër me lojtarë të mirë, që luajnë në mënyrë kompakte dhe që na ngjan nga mentaliteti. Jam përpjekur të mëshoj tek ato që kanë qenë pikat tona më të forta”, ka qenë një mesazh tjetër i lëshuar nga trajneri i Kombëtares shqiptare, gjatë një konference shtypi, në prani edhe të trajnerit Ertit Berisha.