Akreditimi i universiteteve, në tetor 6 të parët

Kanë kaluar më shumë se dy vjet nga nisja e procesit të akreditimit të insitucioneve të arsimit të lartë, por në muajin tetor ministria e Arsimit do publikojë të dhënat për 6 universitete.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ku tha se në tetor do të  publikohen të dhënat e para për Universitetet, kohë që përkon në fakt me hyrjen në auditore.

Vijohet me 6 Universitetet e para, janë 4 Unversitete publike dhe 2 private. Raporti i parë dhe pastaj hap pas hapi për të vijuar. Nuk ka asnjë shmangie dhe asnjë vonesë nga gjithë kalendari që Agjencia britanike ka vënë në funksion të këtij proçesi”, tha Nikolla.

Procesi sipas ministres së Arsimit po ecën me hapa të ngadaltë, por të sigurtë.

Nikolla theksoi gjithashtu se “nuk bëhen rrokopujë dhe me atë nxitjen që ka çuar në të shkuarën në akreditime programesh që nuk plotësojnë kushtet ligjore, jo më kushtet cilësore. Në momentin që flasim jemi korrekt gjithë kalendarit të publikuar nga Agjencia britanike që ka të bëjë me rishikimin e gjithë legjislacionit shqiptar, rishikimin e situatave të vlerësimit të brendshëm në institucionet e arsimit të lartë, me procesin e trajnimit të ekspertëve”.

Universitetet e para që do të kalojnë në sitën e vlerësimit janë:

Universiteti Politeknik i Tiranës

Universiteti Bujqësor i Kamzës

Universiteti aleksandër xhuvani në Elbasan

Universiteti Lugj Gurakuqi në Shkodër

Si edhe dy Universitete jopublike.