Urdhri i Policisë: Makinat që ndalohet të qarkullojnë në Tiranë

A CET (Companhia de Engenharia de Tráfego) reduziu a velocidade na manha desta segunda-feira (16) na Rua da Consolação de 60 km/h para 50 km/h entre a Avenida Paulista e a Rua Amaral Gurgel, a medida faz parte do plano de redução de acidentes, a mudança no trecho de 2 km é necessária devido ao tráfego intenso e Programa de Proteção à Vida.
Gjatë sezonit turistik veror Maj 2016 – 30 Shtator 2016, Qarku Tiranë përballet me rritje të fluskit të lëvizjes së mjeteve.
Në zbatim të Udhëzimit datë 15.08.2014 të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës dhe Udhëzimit datë 15.08.2014 të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me qëllim zbutjen e  trafikut rrugor, mundësimin e një qarkullimi të sigurtë dhe të rrjedhshëm  të mjeteve në gjatë sezonit turistik veror 2016 kërkohet nga drejtuesit e mjeteve të rënda  të zbatojnë disa rregulla.
– Ndalohet qarkullimi në fundjavë, ditën e Shtunë nga ora 09:00 deri në orën 14:00 dhe ditën e Dielë nga ora  12:00 deri në orën 24:00, në segmentet interurbane kryesore dhe në segmentet urbane të Qarkut të Tiranës, për mjetet :
• e transportit te mallrave  me peshë të përgjithshme të autorizuar mbi 7 500 kg
• me ngarkesë të pandashme, me gjatësi maksimale më të madhe se 12 m,
• mjetet rrugore apo bujqësore  që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/h
• mjetet bujqësore dhe teknologjike që kalojnë përmasat kufitare sipas nenit 61 të Kodit Rrugor
• për kursantët e autoshkollave mësimore
Përjashtohen nga këto kufizime të lëvizjes automjetet që për shkak të kohës dhe rrethanave, vonesat mund të sjellin dëmë të kosiderueshme materiale.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve të rënda për zbatimin rigoroz të këtyre rregullave.
Gjitashtu këshillojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që nuk kufizohen nga kjo urdhëresë që për të shmangur trafikun e rënduar si pasojë e sezonit turistik të përdorin edhe rrugët:
• Tiranë – Ndroq – Plepa
• Tiranë – Kamëz – Fushë Krujë
• Rrugët dytësore të Autostradës Tiranë – Vorë