Sherr, grushte e shqelma gjatë ndeshjes Çeki-Kroaci (VIDEO)

Një përleshje masive ka ndodhur gjatë ndeshjes së orës 18:00 mes Çekisë dhe Kroacisë.

Dhe një gjë e tillë është bërë pikërisht mes tifozëve kroatë.

Kjo ka ndodhur mes një grupi të huliganëve kroatë që i kanë hedhur fishekzjarrët në fushë dhe pjesës tjetër të tifozëve.

Hedhja e fishekzjarrëve në fushë pritet t’i kushtojë jo pak Federatës së Futbollit të Kroacisë.