Fjalimi emocionues i De Biasit: Futbolli ashtu si jeta nuk të jep atë që meriton

Futbollistët e Kombëtares shqiptare do të kenë një tjetër shans të dielën që t’i tregojnë mirënjohjen e tyre trajnerit Gianni De Biasi.

Pasi dështuan që t’i bënin një dhuratë të bukur me Francën, ata do të tentojnë gjithçka në takimin me Rumaninë për t’ia bërë edhe më të këndshme ditëlindjen trajnerit italian.

Të kualifikoheni për veten tuaj. Jam i lumtur për mënyrën se si kemi dhe keni përballuar dy ndeshjet e para. Shpesh herë futbolli ashtu si jeta nuk të jep atë që meriton. Jam i bindur se si ndaj Zvicrës edhe përballë Francës meritonit që të merrnit krejt tjetër rezultat”, ishin fjalët e 60-vjeçarit përpara tortës të ditëlindjes që i kishte përgatitur Federata Shqipëtare e Futbollit.

Jam krenar që jam trajner i juaj. Jam krenar që zgjodha t’iu drejtoja por dua të them se dua të jem krenar edhe të dielën në mbrëmje sepse dua që të shikoj një ndeshje të madhe. Dua që t’i tregoni të gjithëve se nuk jemi inferiorë përballë asnjë skuadre. Pa mendjemadhësi por me shumë përulësi dua që të futeni në fushë dhe të tregoni kualitetin që keni. Ju keni shumë kualitet dhe këtë e treguat edhe në ndeshjen kundër Francës. Për mua ju nuk jeni koshient për kualitetin që keni. Herë, herë e harroni këtë detaj që është shumë i rëndësishëm”, tha De Biasi.