Gazeta franceze: Ky është revolucioni që bëri De Biasi

Trajneri i ekipit Kombetar Shqiptar Gianni De Biasi, ne ndeshjen e futbollit, Shqiperi-Zvicer, 0-1, e vlefshme per Euro 2016, e luajtur ne Stadiumin Bollaert-Delelis, ne qytetun e Lens, ne France. /r/n/r/nAlbania's soccer team head coach Giovanni De Biasi, during the UEFA EURO 2016 group A preliminary round match between Albania and Switzerland at Stade Bollaert-Delelis in Lens Agglomeration, France, 11 June 2016.

E përditshmja sportive e referencës në Francë, L’equipe i ka kushtuar një ditë para ndeshjes Francë Shqipëri, njeriut që solli kuqezijtë deri në europian. Gazetari francezYohann Hautbois ka bërë një trajektore të 5 viteve të teknikut italian në krye të kombëtares sonë. Lapsi.al e ka lexuar dhe po sjell një përmbledhje të këtij shkrimi.

Ai fillon me faktin se një ditë pas ndeshjes me Francën, De Biazi do të festojë 60 vjetorin e tij. « Kuptohet dhurata që do njeriu që mbushi 60 vjet, 50 e 120 muaj i pëlqen atij të thotë » shkruan L’equipe vazhdon » « Blutë ai i ka mundur njëherë në qershor të 2015, pastaj u ka marrë një barazim në Renne në 2014 , por këtë herë kushtet nuk janë të njëjta për njeriun që bëri revolucionin e kombëtres shqiptare ».

Gazeta tregon kyçin e suksesit të italianit. Sipas saj magjia e De Biazit qe se ai diti të bindë futbollistët e diasporës shqiptare të vinin të luanin për kombin e tyre. Ai bëri mbi 70 udhëtime në Europë, i gjurmoi në internet dhe pastaj filloi punën bindëse.

“I lindur në Lozanë Migjen Basha, ish mesfushori i Torinos, qe i pari që e hodhi hapin. Mbërritja ime qe e vështirë. Në fillim Lorik Cana më kish folur për këtë gjë por unë nuk mund të luaja se prindit e mij nuk kishin pashaportë shqiptare” thotë ai (Përgatiti Lapsi.al). Të njëjtën gjë tregon edhe Mërgim Mavraj i cili luajti disa ndeshje me shpresat. Ai thotë: “Federata nuk qe e organizuar. Askush nuk e çante kokën për ne” dhe si përfundim ai bëri disa ndeshje me te rinjtë e Gjermanisë deri san ë Tiranë mbëriti De Biasi.

“Misteri bëri gjithçka, ai i zgjoi të gjithë”, thotë Basha.

“Në fillim federata më thoshte se ishte e pamundur të mernim Migjenin. Unë i bëra vetëm një kërkesë: më jepni mua të drejtën për gjithçka- i thashë. Dhe pajtova një avokat Italian. Ai i rregulloi dokumentat. Më e rëndësishmja qe të tregoja se ishte e mundur” tregon De Biasi për L’equipe.

Dhe pas kësaj vërshuan, Taulant Xhaka, Shkëlzen Gashi, Mërgim Mavraj, dhe shumë të tjerë.

Kjo është merita e De Biasit, tregon gazeta e cila thotë se ky revolucion e çoi Shqipërinë në Euro, dhe e bëri italianin një trajner shumë të kërkuar sot në treg. Shkrimi mbyllet me frazën: “60 vjeç ai ka ende mundësi të nisë diçka të re”