France-Shqiperi, foto dhe detaje nga shpalosja e flamurit gjigant

Flamuri kuqezi, me përmasa 150 metra me 70, do të pushtojë sot Marsejën në Francë. Në orën 14.30 pritet që me dhjetëra tifozë shqiptarë të ndihmojnë në shpalosjen e këtij flamuri, përmasat e të cilit janë të denja për një Rekord Guinness.

Në një intervistë ekskluzive për programin e mëngjesit “Wake Up”, Rinor Sllova, artisti nga Dibra e Madhe, njëherazi ideator i këtij flamuri, u ka bërë thirrje tifozëve kuqezi që të bëhen bashkë e të ndihmojnë për realizimin e kësaj performance.

“Flamuri do të hapet sot, në plazhin e Marsejës, pas shumë ditësh punë. Flamuri është pjesë-pjesë. Kemi menduar të bëjmë një shpalosje artistike, për t’i treguar Francës që dimë të bëjmë dhe art. Do të jetë në formën e shiritave, që shkojnë në 1 metër e gjysmë secili. Në total janë 100 shirita që formojnë flamurin kuqezi”,- ka thënë Sllova për “Wake Up”.

Fotot janë ekskluzive, pak orë përpara se djemtë t’i drejtohen me shiritat kuqezi plazhit të Plages du Prado, 13008, Marseille, ku do të hapet flamuri.