Mustafaj: Berishën nuk e duroja dot më, ndaj ika

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, në një intervistë për ‘Mapo’, rrëfen për herë të parë se përse vendosi të largohej nga qeveria e Sali Berishës.

“Kur arriti pikën që unë nuk e duroja dot më, u prishëm dhe kaq. Ne nuk u prishëm për ndonjë pazar me njëri- tjetrin, por ne të dy ndamë rrugën politike”, citon ai.

“Nuk mendoj se Berisha më ka zhgënjyer mua. Unë besoj se Berisha ka zhgënjyer shqiptarët dhe kjo për mua është e dhimbshme. Sepse Sali Berisha, me gabimet shumë të mëdha që bëri në mandatin e tij të dytë qeverisës, krijoi të gjitha mundësitë që në krye të Shqipërisë të vinte Edi Rama. Dhe ky është një dëm shumë i madh që Berisha u ka bërë shqiptarëve. Po të qeveriste ndryshe Berisha, as PD-ja nuk do të katandisej aty ku u katandis. PD-ja u bë neveria e shqiptarëve dhe ky është krejtësisht faji i Sali Berishës”, shprehet Mustafaj.

Kurse për mazhorancën aktuale thotë se është thjesht si partiturë pa kodin e saj harmonik.

Gjithashtu, protagonizmi i Edi Ramës, për Mustafajn, është ekzibicionizëm që nuk prodhon aksion politik.

E sheh kryeministrin e vendit thjesht si një njeri që kërkon të jetë në qendër të vëmendjes, duke u ngritur mbi rëndësinë e rezultatit.