Rusët në Francë: Anglezët janë si femra, nuk dinë të luftojnë

Huliganët rus kanë vijuar ofendimet ndaj tifozëve anglezë duke i cilësuar si “Femra të cilat nuk dinë se si të luftojnë”, pas sherrit masiv në Marsejë ku u luajt ndeshja Angli-Rusi.

Me dhjetëra huliganë rusë-duke përfshirë edhe një gangster të quajtur Vasili- mësohet të jenë pas rrethimit të dhunshëm ndeshjen e së shtunës që mbaroi me rezultatin 1-1.

Vasili është një anëtar i bandës së neonazistëve “Spartak Gladiator” dhe ka tatuazhin e emblemës në gjoksin e tij.

36-vjeçari gjithashtu vesh edhe një mburojë gome e cila mbart edhe nofkën e tij “Killer” (vrasës).