Rama: Zvicër-Shqipëri, cilido rezultat kjo është fantastike

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në France në mbështetje të kombëtares shqiptare ka postuar në rrjetin e tij social “Twiter” një foto të tifozave shqiptarë të cilët e kanë veshur qytetin e Lensit kuqezi.

“Vigjilje drithëruese e të parë herë në histori që Shqipëria luan finalet. Cilido rezultati kjo është fantastike” shkruan Rama.

Tifozat kuqezi kanë “pushtuar” qytetin e Lensit ku do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Zvicër për të mbështetur kombëtaren shqiptare.

Sfida ndaj zvicerianëve do të jetë dhe debutimi për herë të parë në histori Ipërfaqësues shqiptare.