Kombëtarja shqiptare mbërrin në stadium

Kombëtaraja shqiptare ka mbërritur në stadiumin e Lensit, “ Stade Bollaert-Delelis” ku pas pak orësh do të nisë dhe ndeshja e grupi A Shqipëri-Zvicër.

Futbollistët shqiptarë kanë prekur fushën e gjelbër të impianitit, ku kanë bërë një xhiro rreth tij dhe kanë përshëndetur tifozat.

Ajo që vihet re është numri I lartë I tifozave kuqezi që kanë mbushur një orë përpara stadiumin ku mbizotëron vetëm ngjyra kuqezi.