Goal: Zvicra pothuajse ka më shumë shqiptarë se Shqipëria

Faqja më e madhe sportive Goal.com, i ka kushtuar një artikull duelit të sotëm, Shqipëri – Zvicër.

Në shkrim, goal.com thotë se Kombëtarja zvicerane pothuajse ka më shumë shqiptar se ajo e Shqipërisë.

“Gjashtë nga lojtarët e Shqipërisë kanë lindur në Zvicër, ndërsa një pjesë e madhe e skuadrës së Zvicrës kanë lidhje me kombin shqiptar, duke e bërë takimin e së shtunës shumë të tensionuar”, shkruan Goal.com.

Te Kombëtarja zvicerane janë, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi, Shani Tarashaj, Blerim Xhemajli dhe Valon Behrami që të gjashtit janë me prejardhje shqiptare, ndërsa gjashtë nga ekipi i Shqipërisë, kanë lindur në Zvicër: Arlind Ajeti, Frederik Veseli, Migjen Basha, Amir Abrashi, Shkëlzen Gashi dhe Taulant Xhaka.

Ndeshjen më interesante do ta bëjë edhe ballafaqimi i dy vëllezërve Xhaka, të cilët në ditën e sotme janë kundërshtar. Sipas goal.com, ky duel pritet të jetë mjaftë i tensionuar.