Gazzetta dello Sport:Tifozët shqiptarë ishin të zjarrtë dhe të kulturuar

Shqiperia humbi 1 me 0 me ekipin e Zvicrës. Por realisht rezultati me i drejtë ishte barazimi. Shqiperia luajti me 10 lojtarë pasi kapiteni i skuadrës shqiptare Lorik Cana u dënua me karton të kuq që në pjesën e parë. Ndërsa gjyqtari nuk dha një penallti  haptazi në favor të ekipit shqiptar. Po kështu ekipi i De Biasit luajti mirë në pjesën e dytë, ndonëse me një lojtar me pak se Zvicra dhe gabimi ishte kur në fund kishte një rast vetëm për vetëm me portierin dhe nuk arriti të barazonim. Gjithsesi ka shpresa me Francën në ndeshjen e javës të merkurën  dhe me pas me Rumaninë. Porse përshtypja e mediave të huaja dhe personaliteteve te futbollit europian ishte se tifozat shqiptarë ishin të shkëlqyer duke e mbështetur 90 minuta papushim ekipin e tyre dhe treguan  një sjellje te kulturuar.

t1

Gazeta prestigjioze italiane “Gazzetta dello Sport” shkruan mirë për Shqiperinë.

“Edhe një barazim do të shpërblente guximin dhe zemrën e shqiptarëve, pak inferior në aspektin teknik, por të lavdërueshëm në çdo aspekt tjetër”, kështu shkruan prestigjiozja italiane Gazzetta dello Sport, teksa komenton ndeshjen midis Shqipërisë dhe Zvicrës që u luajt sot pasdite.

“Gjykimi i Lens është i pamëshirshëm: Zvicra ka treguar se mund të bëjë një rrugë shumë të bukur për në Euro 2016, por Shqipëria ka gjasa të arrijë në ‘kufi” të finales në ndeshjen e ardhshme kundër Francës.

Kjo ngjarje duket se një rëndësie të vogël për tifozët e tij,  ndërsa vala paqësore kuqezi duartrokiti të njëjtit heronj përfundimisht “.

t6 shqiperi-655x352

v1 v3 v2 u1

13435548_489674097889467_1758335929329012057_n t4 t3 t2 t6 t5 1

13445s3665s

f4 f9 f5 t5 f8 f7 f6 f3

t2f2