Ergys Kaçe ngacmon shqiptarët e Zvicrës (Foto)

Mesfushori shqiptar, Ergys Kaçe, ka hedhur akuza në drejtim  të shqiptarëve që luajnë për Zvicrën.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thumbuar ata, duke thënë se ai nuk e ka pasur të vështirë që të zgjedhë Shqipërinë para kombëtareve tjera, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Nuk e kisha aspak të vështirë për të bërë zgjedhjen e duhur. Jam shqiptar 24 karat”, ka shkruar Kaçe në profilin e tij në Facebook.

Kaçe refuzoi kombëtaren e Greqisë dhe erdhi të luajë për Shqipërinë.