Ç’po ndodh tani në rrugët e Lens të Francës para ndeshjes së Shqipërisë


 

Mes tifozëve ka paqe, por shqiptarët dominojnë (Foto / Video)

Tifozët shqiptarët pritet të jenë më të shumtë në stadiumin e Lensit ku do të zhvillohet ndeshja mes Shqipërisë dhe Zvicrës.Në rrugët e qytetit francez janë shqiptarët që dominojnë, por mes dy tifozërive duket se ka paqe.

Në një foto, tifozë të Zvicrës dhe të Shqipërisë ecin së bashku, ndërsa mbajnë flamujt e të dy shteteve që do të ndeshen sot.

Megjithatë, shqiptarët janë ata që po e kthejnë këtë të shtunë Lensin në një qytet shqiptar, duke i dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme kombëtares kuqezi në një ndeshje kaq të rëndësishme.

Për të ruajtur sigurinë gjatë ndeshjes Shqipëri-Zvicër që do të luhet sot, nuk janë të angazhuar vetëm forcat franceze të policisë. Por edhe policë shqiptarë, madje me uniformë të Policisë së Shtetit.

Kryesisht detyra e tyre është të qëndrojnë pranë tifozerisë shqiptare, për të komunikuar dhe orientuar në çdo rast, si dhe për të shmangur incidente të mundshme.

Një praktikë e tillë është ndjekur edhe me tifozeritë e vendeve të tjera që marrin pjesë në Euro 2016.

Ky kampionat Europian ka të veçantë ndër të tjera sepse zhvillohet nën një kontekst jo të favorshëm për Francën, po të kujtojmë këtu sulmet terroriste të pak muajve më parë.

Sidoqoftë autoritetet e sigurisë kanë garantuar për mbarëvajtje të këtij eventi që tërheq pas vetes qindra mijëra tifozë nëpër stadiume dhe miliona shikues në mbarë botën.

Rama në Lens: Kjo që po ndodh është fantastike, cilido që të jetë rezultati

Rama

 

albanian france

l3 l1 l2













Shqiptarët ‘pushtojnë’ Francën në EURO 2016

Tifozët shqiptarë pushtojnë Lens. “Lojtari” i 12 i kombëtares ka bërë të ndihet prezenca e tij në qytetin ku do të luhet ndeshja me Zvicrën.

Që në orët e mbrëmjes së të premtes me mijera shqiptarë kanë vërshuar në rrugët e Lens, duke nisur që një ditë më përpara mbështetjen për ekipin kombëtar.

Me makina, flamuj,  fanella të kombëtares shqiptarët kanë vërshuar në rrugët e qytetit ku Shqipëria do të bëjë debutimin e saj në një Europian.