Bylykbashi: Më mirë 3/5 që do Rama apo 2/3 që na “fal” Rama?

Quiz 3 per reformen ne drejtesi (pas nje humbje ne futboll)

Nga Oerd Bylykbashi/Me mire 3/5 qe do Rama apo 2/3 qe na “fal” Rama?

Te gjithe e dime, Rama sot kontrollon 3/5 e votave ne parlament, perfshire mandate me vule krimi apo te vetepezulluara. Nese 36 zyrtaret larte te drejtesise do te zgjidheshin nje e nga nje me 3/5, Rama do t’i merrte te gjithe keta zyrtare te drejtesise qe emeron parlamenti ne KLGJ, KLP, GJK, ILD, PP, KPK, KPpGJK. Pra do kapte gati 50% te 80 qeveritareve te sistemit te drejtesise. Dhe te gjithe do kuptonin c’lloj reforrme ne drejtesi beri Kryeministri qe kercenon gjyqtare e prokurore.

Kjo do ishte kapje politike haptazi dhe te gjithe do te sulmonin Kryeministrin. Por kaq budalla e dini Kryeministrin ju?! Pse mos ta beje fshehurazi, me diabolizem?

Doli dhe i fali opozites 2/3 se medemek e kerkoka opozita qe ne faktkerkon tjeter gje. Dhe plot vete edhe me ndihmen e mediave dhe analisteve te Rames, e besuan kete genjeshter. Sa zemergjere e fleksibel qe eshte!! Ja, burre shteti i vertete qe i jep opozites kontrollin e drejtesise!

Imagjinoni, 36 zyrtare te drejtesise, ata qe do percaktojne nese drejtesia do te coje pas hekurave ministra e deputete, qe do te votohen vec e vec ne parlamentin tone “te qete” e “te papolarizuar” plot me deputete alla suedeze. Si thoni kur do filloje bllokimi, tek i pari, i dyti, i treti? Me larg se i pesti do te ishte arritje brukseliane.

Po si i behet bllokimit? Si do ta zhbllokojme sistemin dhe te emerojme keta zyrtare? E ka menduar Kryeministri per hir te shqiptareve.

Zgjidhja quhet Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi. KED qe propozon Kryeministri ka 9 anetare: 2 nga Gjykata Kushtetuese, 1 nga Gjykata e Larte, 1 prokuror nga Prokuroria e Pergjitheshme, 2 gjyqtare nga gjykata e apelit, 2 prokurore nga prokuroria e apelit dhe 1 gjyqtar nga gjykata e shkalles se pare. Si ju duket? Mos me thoni se ju ngjan me turline!

Si zgjidhen keta? Me short. Nje ekspert i shquar nderkombetar thoshte dikur se shorti e ka mundesine 50:50 qe te kapi nje ekselent ose nje medioker, ne mos te korruptuar. Me pas, e vini re qe 5 nga 9 vjen nga nivele me te ulta te drejtesise? Pra jo nga majat e saj. Imagjinoni sikur keta te 5-te, per fat te shortit te jene medioker dhe te korruptuar pra te shantazhueshem? Pra ka rrezik qe mediokrit apo te korruptuarit te vendosin se kush duhet te jete ne majat e sistemit te drejtesise.

Detyra me kryesore e KED: te rendise kandidatet nga me i miri tek me pak i miri. Dhe kur te bllokohet parlamenti sepse nuk arrin dot 2/3 e votave, quhet i emeruar ai qe KED ka renditur i pari.

Pyetje: sa mund t’i rezistojne keta pese antaret e KED qe vijne nga apeli dhe shkalla e pare telefonates se kryeministrit, facebook-ut te tij me kercenime kriminale, daljes 2 here ne dite te Ministrit te Brendshem me sharje e kercenime, pa llogaritur IMSI-Catcher e pergjimeve, apo mediave te Kryeministrit? Une them nuk kane asnje shans t’i rezistojne. Do te dorezohen, por keta jane shumica, keta vendosin se kush dote renditet i pari!

Skenari me i mundshem: keta zyrtare te drejtesise shkojne per votim ne parlament me 2/3 qe Kryeministri ia dhuroi plot fleksibilitet opozites. Kryeministri fleksibel deshton votimin dhe askush nuk merr 2/3 e votave. Sipas zgjidhjes qe Kryeministri ka pranuar me dhimbje dhe sakrifice, quhet i emeruar ai kandidat qe ka renditur te parin KED-ja qe eshte kapur nga Kryeministri.

Une hyj tek 91% e shqiptareve qe e duan reformen ne drejtesi, tek ata qe e kuptojne reformen ne drejtesi, por nuk kuptoj se si ky draft qe i propozohet deputeteve ta votojne pa e lexuar, do ta beje drejtesine te pakapshme nga politika. Me kete draft, asnje nga keta ministrat qe po shperndajne qindra miliona euro me tendera e koncensione tek miqte apo kompanite e tyre nuk do te shkoje ne burg si ne Kroaci apo Rumani. Harrojeni!

Pyetje shtese: me mire te rrije apo te kthehet nga Franca qe te fitojme ndonje ndeshje!