Sfida e Shqipërisë!

?????????????????????????????????????????????????????????

Prania e Shqipërisë në Francë, është një portë e mrekullueshme për gjithë ata të rinj dhe adoleshentë, që ndryshe nga prindërit dhe gjyshërit e tyre, do ndihen si të barabartë mes të barabarrtëve. Do ulen në stadium apo përpara Tv me shumë besim dhe me shumë gjasë jeta e tyre do të jetë e tillë”…

Nga Blendi Fevziu

Shqipëria do të nisë të shtunën eventin më të rëndësishëm të historisë sportive të saj. Përtej të qenit një ndeshje futbolli dhe një arritje e tillë, prania e Shqipërisë në Francë 2016, është një prej kulmeve të përfaqësimit të Shqipërisë në nivelin ndërkombëtar. Të çdo lloji qofshin ato. Pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, kjo është arritja e dytë e madhe integruese e Shqipërisë, është sfida e parë reale që ne e fitojmë vetë dhe mundësia më e mirë që kemi pasur deri më sot për të qenë të barabartë mes të barabartëve.

E parë si e tillë, ndeshja e shtunës e Shqipërisë, si edhe ndeshja me Francën e Rumaninë, janë kulme të rëndësishme për të gjithë ne.

E para, prania e Shqipërisë në Francë, është një moment krenarie kombëtare. Shqipëria që ka qenë e fundit në të gjitha sfidat: politike, ekonomike, kulturore, integruese, ka arritur që në jetë e pranihsme mes kombëve më të fuqishme të Europës në futboll. Gëzimet dhe festimet për shqiptarët kanë qenë të rralla dhe ky është padyshim një moment i rëndësishëm feste dhe gëzimi.

E dyta, prania e Shqipërisë në Francë është një moment krenarie për ata qindra mijëra emigrantë shqiptarë që janë vendosur nëpër botë që nga viti 1990 e në vijim. Me një identitet të dyzuar e shpesh të paragjykuar, ata kanë sot, mundësinë të identifikohen fort me një ekip fitues dhe të ndihen krenar për të. Nuk është rastësi, që në Francë kanë mbërritur me mijëra e mijëra shqiptarë nga Gjermania, Belgjika, Italia, Britania, Hollanda, SHBA, Kanadaja e madje edhe Australia.

Së treti, prania e Shqipërisë në Francë është një moment reflektimi për gjithë ata breza që e kanë ëndërruar, kanë kontribuar për këtë ditë, por që s’e kanë arritur dot. Të shtunën në Lens, të mërkurën në Marsejë dhe të diel në Lion, 23 të përzgjedhurit e Shqipërisë do të luajnë për breza të tërë futbollistësh që u përpoqën për këtë ditë. Për ata që janë themeli i hershëm i kësaj arritje. Do të luajnë për futbollistët e viteve ’20 – ’30 që me aq sakrifica krijuan futbollin në Shqipëri; për breza t e futbollistëve në komunizëm, që izolimi ju mohoi mundëinë për të qenë yje të vërtetë; për futbollistët e Kosovës, që ju refuzohej prania në ekipin e ish Jugosllavisë dhe që për dekada me rradhë nuk kishin një flamur të cilin të përfaqësonin. Do të luajnë për gjithë ata breza tifozësh që largoheshin zemërthyer dhe me trishtim nga stadiumi pas humbjesh e humbjesh. Dhe që e shpresonin këtë ditë.

Së fundit, prania e Shqipërisë në Francë, është një portë e mrekullueshme për gjithë ata të rinj dhe adoleshentë, që ndryshe nga prindërit dhe gjyshërit e tyre, do ndihen si të barabartë mes të barabarrtëve. Do ulen në stadium apo përpara Tv me shumë besim dhe me shumë gjasë jeta e tyre do të jetë e tillë. Do të jetë falë atyre 23 futbollistëve të Shqipërisë, që të shtunën, do të zhvillojnë përfaqësimin e parë në nivel të lartë të Shqipërisë në një eveniment, si të barabartë mes të barabartëve!

Forca Shqipëria! Opinion.al