Pele: Ja kush e fiton Europianin…

Legjenda e Brazilit ka dhënë parashikimin e tij se kë sheh fitues në Kampionatin Europian. Pele nuk i ka kursyer elozhet për Kombëtaren e Anglisë, për të cilën është shprehur se ka lojtarë të rinj dhe shumë të talentuar që mund ta fitojnë Kampionatin Europian.

“Anglia ka skuadër të mirë të udhëhequr nga Rooney. Ata nuk e kanë treguar potencialin e tyre në disa kampionate tjera, por nuk ka arsye që të mos e bëjnë tashmë.

Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për Anglinë që ta mbyllin këtë pritje me një paraqitje të mirë”,- tha Pele për “The Times of India”.