Ottmar Hitzfeld: Ja kush e fiton Kampionatin Europian

Trajneri i famshëm, Ottmar Hitzfeld ka bërë një parashikimin për Kampionatin Europian.

Hitzfeld i ka përmendur përfaqësueset favorite në “Euro 2016” dhe lojtarët që pritet të shkëlqejnë.

Përfaqësuesja ime e preferuar është Gjermania. Ata janë të gatshëm për sukses sepse kanë shumë zgjedhje në të gjitha fazat. Edhe Francën e konsideroj si favorite, pastaj Spanjën dhe Anglinë që mund të bëjë befasi. Do të jetë fantastike të shohësh yje si: Ronaldo, Muller, Ibrahimovic, De Bruyne, Hazard, Benteke dhe Pogba. ‘Ylli’ i Europianit mund të jetë Shaqiri. Ai do të luaj në këto kupa dhe pres shumë nga ai“, ka thënë Hitzfeld.