Euro 2016, Gashi: Shqipëria nuk ka asgjë për të humbur

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, tha se ndeshja hapëse e kuq-e-zinjve për europianin Euro 2016, “do të jetë si një ndeshje miqësore”.

Kjo për shkak se në përbërjen e kombëtares helvete luajnë 6 lojtarë me origjinë shqiptare (Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Blerim Dzemaili, Granit Xhaka, Admir Mehmedi, Shani Tarashaj) .

Gashi gjithashtu është një nga lojtarët që ka lindur në Zvicër por ai ndryshe nga patriotët e tij ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë.

“Ndeshja e parë do të jetë një moment tepër krenar për mua dhe të gjithë kombin tim,” tha Gashi.

Deklaratat e sulmuesit u bënë vetëm një ditë përpara ndeshjes me Zvicrën që do të zhvillohet të nesërmen në mesditë (15:00)