“EURO 2016”, ceremoni spektakolare në Francë

Në ceremoninë hapëse të një kompeticioni të tillë si Euro 2016, nuk mund të mungojë një nga DJ më të famshëm David Guetta. Ylli i muzikës së bashku me këngëtaren suedeze Zara Larsson do të këndojë himnin e këtij europiani “This One’s for You” ne qender te Stade de France.

Thuhet se ceremonia do të jetë një “ekspozitë spektakolare e shpirtit francez”

Screenshot_5Screenshot_6Screenshot_3

e5c49fa3-eb13-4c0c-a356-26d03c6b3168

David Guetta

tumblr_o8kgjfULiL1vqb7ufo1_1280

Stadiumi Stade de France ne pritje te ceremonise hapese dhe sfides France-Rumani

Kampionati Europian do të nisë sot në orën 21:00 me ndeshjen e parë, që do të jetë mes Francës organizatore dhe Rumanisë në stadiumin “St-Denis”.

Gjithashtu në fushë do të jenë edhe rreth 150 valltarë, ndërsa forcat ajrore të Francës do të dhurojnë spektakël në qiellin mbi stadium.

Natyrisht që nuk do të mungojë edhe kulla “Eifel”, simboli i Parisit dhe Francës e cila do të ngrihet në mënyrë simbolike brenda impiantit.

Pas ceremonisë e cila parashikohet të zgjasë 45 minuta, fusha do t’i takojë lojtarëve të dy skuadrave.

Por, ajo që ekziston më shumë në Francë sot është frika nga aktet terroriste. Autoritet vendase kanë marrë të gjitha masat dhe pritet të jenë në gatishmëri të plotë gjatë gjithë kohës, për të shmangur çdo incident.

1465579618577_lc_galleryImage_epa05355306_Romanian_L_an1465579020595_lc_galleryImage_A_France_supporter_poses_1465578595675_lc_galleryImage_French_police_officers_an1465578605210_lc_galleryImage_French_police_officers_st1465578614596_lc_galleryImage_France_supporters_take_a_1465578291924_lc_galleryImage_Spectators_queue_to_enter1465578327075_lc_galleryImage_Romanian_soccer_fans_chee