Gafa e UEFA-s, në vend të flamurit shqiptar vendos stemën e Rusisë

Faqja zyrtare e UEFA-s në Twitter ka ngatërruar sot flamurin e Shqipërisë me stemën zyrtare të Republikës Ruse.

“Albania Euro2016”, Shqipëria në Euro 2016 shkruan UEFA, ndërsa si foto ilustruese ka vënë stemën ruse në vend të flamurit shqiptar.

Kritikat e shumta të ndjekësve ka bërë që UEFA ta fshijë postimin dhe të vendosë më pas një status të ri për kombëtaren shqiptare të futbollit. – shqiptarja.com