Talenti shqiptar, finalist në “The Voice of Austria”

Djaloshi nga Mitrovica, Visar Kasa është finalist i garës për zërin më të mirë në Austri, “The Voice of Austria”.

Ai ka marrë votat e nevojshme për të qenë deri tani pjesë e 9 finalistëve të kësaj gare muzikore.

Visari studion për muzikë në Vjenë të Austrisë.

Para se të shpërngulej për në Austri, si 17-vjeçar, Visari ishte pjesë e të njëjtit format televiz në Shqipëri “The Voice of Albania”.